Një fëmijë pesë vjeç u godit nga një vetur “BMW” dje psdite, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
“Më 11 korrik 2020, në orën 15:00, është raportuar se në Shkup, në rrugën “Metodija Mitevski”, një automjet i markës “BMW” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.H. (38) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor pesë-vjeçar nga Shkupi.
Në aksident, këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku u transferua për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet policore të SPB-Shkup./Telegrafi/
Advertisement
The post Goditet nga një veturë fëmija pesëvjeçar në Shkup appeared first on Telegrafi.