Gllavçev: Për Bullgarinë çështja me Maqedoninë “është zgjidhur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja me Maqedoninë “është zgjidhur”, në kuadër të faktit se ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar do të ishin propozim i papranueshëm për palën bullgare, thotë kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

Gllaçev i pyetur për propozimin e qeverisë së RMV-së dhe presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë pas hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian, Gllavçev tha se kjo çështje “është e zgjidhur”.

“Nuk kam si t’u përgjigjem autoriteteve në Maqedoni, për Bullgarinë çështja është zgjidhur. Ka korniza në të cilat duhet të lëvizin të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë ato nga Ballkani Perëndimor, kështu që nuk ka temë për diskutim, mendoj se Bullgaria ka bërë kompromise të mjaftueshme me ndjenjën dhe dinjitetin e saj kombëtar për të bërë më shumë”, tha Gllavçev.

Ndërkohë, gati një muaj pas zgjedhjeve në Bullgari, negociatat për formimin e qeverisë janë ende në vazhdim. Nëse nuk arrihet sërish marrëveshje koalicioni, Bullgaria do të shkojë në zgjedhje për të tetën herë në katër vjet.

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski disa herë ka deklaruar se shpreson se në shtetin fqinj do të formohet një qeveri stabile, me të cilën do të mund të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë drejt BE-së./Telegrafi/

The post Gllavçev: Për Bullgarinë çështja me Maqedoninë “është zgjidhur” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy