Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska gjatë vizitës së saj në qytetin e Manastirit tha se pushimi dimëror për nxënësit do të fillojë sipas kalendarit të Byrosë për zhvillim të arsimit dhe do të realizohet si në vitet e kaluara, përkatësisht në janar.
Carovska tha se gjatë kësaj periudhe, deri më 20 nëntor do të përfundojë tremujorii parë dhe do të jepen notat, ndërsa deri në fund të vitit do të përfundojë tremujori i dytë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjysmëvejtori i dytë për të gjithë nxënësit do të fillojë më 21 janar”, tha Carovska.
Ndryshe, mësimi në Maqedoni mbahet online përveç për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta./Telegrafi/
The post Gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Maqedonisë do të fillojë më 21 janar appeared first on Telegrafi.