Me 64 vota “pro” Kuvendi në seancën e sotme të 131-të zgjodhi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska.
Pas zgjedhjeve, Daboviq Anastasovska nënshkroi deklaratën solemne me të cilën u zotua që detyrën e saj ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit.
Profesorja e Fakultetit Juridik, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur me propozimin e LSDM-së për të zëvendësuar gjyqtarin në pension, Jovan Josifovski, të cilit mandati i ka skaduar në fillim të vitit të kaluar. Daboviq-Anastasovska ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare për të drejtën civile, ndërsa më pas ka doktoruar. /Telegrafi/
The post Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Jadranka Daboviq Anastasovska appeared first on Telegrafi.