Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës në muajin prill të vitit 2012, në seancën e sotme do t’i prezantojë dëshmitarët e vet.
Lënda gjyqësore “Monstra” është në fazë të procedurës dëshmuese. Në seancën e fundit dëshmuan nëpunës të ndryshëm policorë si nga Teknika e krimit, ashtu edhe Sektori për bastisje, gjegjësisht nga Qendra për raportim dhe komandim të MPB-së. Gjëja e përbashkët e të gjithë këtyre dëshmitarëve ishte se nuk kujtojnë mirë në ngjarjen, për arsye se kanë kaluar shumë vite.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.
Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
The post Gjykimi për rastin “Monstra” sot vazhdon me dëshmitarët e mbrojtjes appeared first on Telegrafi.