Gjykata pranon propozimin e prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata pranon propozimin e prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Gjykata Penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë për paraburgim 30 ditor për Sasho Mijallkov, i akuzuar në lëndën gjyqësore “Parcelat në Vodno”.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për caktimin e masës së paraburgimit kundër S.M, i akzuar në lëndën gjyqësore me numër KOK. BR. 61/21 në opinion i njohur si “Parcelat në Vodno” dhe duke marrë parasysh procedurën, Këshilli Gjyqësor mbajti mbledhje dhe mori vendim ku u pranua propozimi i Prokurorit Publik dhe i caktoi të akuzuarit 30 ditë paraburgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.


Prokuroria kërkon paraburgim për Mijallkovin

Advertisement

Ata shtojnë se sipas këshillit, janë përmbushur kushtet për paraburgim, përkatësisht ka rrezik për arratisje.

Ndryshe, me 11 milionë euro garanci, ish-drejtori Sasho Mijallkov duhej të dilte nga paraburgimi për shkak se gjykata ia pranoi ankesën dhe pranoi garancinë./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Gjykata pranon propozimin e prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Mijallkovin appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy