Përgjegjësia për arratisjen e shtetasit kosovar Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftoi Gjykata Themelore Penale Shkup pas rastit të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në reagim gjykata rikujton se pas arrestimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak për 15 ditë (nga 17 korriku deri më 1 gusht), që sipas tyre është koha maksimale që një person ka kaluar në paraburgimi në raste të tilla ekstradimi

Pas kësaj, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

“Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht stacionit policor kompetent. Prandaj përgjegjësia (sistematike apo individuale) për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, thotë Gjykata Penale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Penale – Shkup: Përgjegjësia për ikjen e Blerim Ramadanit të kërkohet tek MPB-ja appeared first on Telegrafi.