Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese hapi procedurë për vendimin e Qeverisë, me të cilin Medreseja Isa Beu mori statusin e shkollës së mesme të rregullt.

Me këtë rregullim qeveritar, tejkalohej problemi i nxënësve që mbaronin medresenë dhe nuk mundeshin të vazhdonin shkollimin e lartë në universitetet shtetërore.

Vendimi përfundimtar pritetet të merret në fazën tjetër me të cilën Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë ose anulojë vendimin e Qeverisë.

Gjykatësja referuese e lëndës Ana Pavllovska Daneva mbështeti iniciatëvën duke theksuar se zgjidhja e problemit me nxënësit, mund të bëhet vetëm nëse ndryshohet Kushtetuta.

Advertisement

Mbështetje për iniciativën dhanë edhe gjykatëset Dobrilla Kacarska, Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Jadranka Daboviq – Atastasovska.

Kundër kësaj iniciative ishte gjykatësi Fatmir Skender, Osman Kadriu dhe gjykatësi Naser Ajdari, ishin në një linjë ku kërkon analiza shtesë për shkak se çështja është e ndjeshme.

The post Gjykata Kushtetuese nis procedurën për vendimin e qeverisë për medresenë ‘Isa Beu” në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy