Gjykata Kushtetuese ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 230 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të thotë se nuk do të rishikohet kushtetutshmëria e dispozitës që përcakton pensione më të larta.

Gjykata konstatoi se fillimi i procedurës më 11 maj 2021 është bazuar në gjendje të gabuar faktike dhe vendosi që procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar të ndërpritet në pajtim me nenin 47 paragrafi 3 të Rregullores së Punës.

Gjykata Kushtetuese ka pasur parasysh parimet e drejtësisë sociale dhe solidaritetit të brezave të përcaktuara me nenin 3 të ligjit, mbi bazën e të cilave realizohen të drejtat në rastin e pleqërisë, invaliditetit, vdekjes dhe dëmtimit fizik në shtyllën e parë të pensionit dhe me shtyllën e dytë pensionale të drejtat realizohen në pajtim me ligjin që rregullohet përmes sigurimit të detyrueshëm pensional.

Parashtruesit e iniciativës janë Zorka Zllatanoviq, Jadranka Mrshiq dhe Dimitar Pejcinovski, të gjithë nga Shkupi, përmes përfaqësuesit Igor Spirovski, avokat nga Shkupi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.