Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për tatimin e solidaritetit.

Gjykata shprehu dyshimin se ligji i kontestuar cenon vlerën themelore të shtetit të së drejtës të rregulluar me nenin 8 paragrafi 1, paragrafi 3 të Kushtetutës dhe parimet themelore mbi të cilat ai mbështetet, siç janë siguria juridike e subjekteve në pozitën e tyre juridike, parashikueshmëria dhe siguria juridike në pritjet legjitime të subjekteve të së drejtës.

Sipas diskutimeve dhe argumenteve në këtë drejtim me miratimin e Ligjit është shkelur ligji juridik i kompanive që në vitin 2022 kanë pasur më shumë se 615.000.000 denarë fitim, pas çka në shtator të vitit 2023 është miratuar ligj me të cilin është vendosur një detyrim i jashtëzakonshëm i takës së solidaritetit mbi fitimin tashmë të tatimuar nga viti i kaluar.

Në diskutim, gjyqtarët kushtetues shprehën dyshimin se bëhet fjalë për një Ligj që prodhon efekt të përsëritur që është në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës. Gjykata ka marrë parasysh faktin se retroaktiviteti dhe përjashtimi i tij lejohet vetëm kur bëhet fjalë për procedurat në vazhdim, por në këtë rast subjektet e prekura i kanë përfunduar marrëdhëniet me pagesën e tatimit në vitin 2022.

Advertisement

Gjykata në këtë fazë vlerëson se me miratimin e këtij lloj të tatimit, kompanitë janë vendosur në pozitë të pabarabartë dhe se ligjvënësi ka bërë ndërhyrje në të drejtën e garantuar me Kushtetutë të pronës, si dhe shkelje të lirisë së tregut dhe sipërmarrjes.

Edhe pse Ligjvënësi në publik prezantoi se ligji i kontestuar ishte sjellë në përputhje me Rregulloren 2022 të BE-së, Gjykata Kushtetuese, shprehu dyshime nëse bëhet fjalë për dakordim, sepse rregullorja e BE-së i referohet taksës së jashtëzakonshme të kompanive nga sektori i energjisë, të cilat arritën një rritje të konsiderueshme të të ardhurave si pasojë e krizës, që nuk mund të krahasohen me subjektet e mbuluara me Ligjin për tatimin e solidaritetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse në rregullimin ligjor janë paraparë kritere, ndërsa ai është 615.000.000 denarë, pa marrë parasysh aktivitetin me të cilin është realizuar ai fitim.

The post Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy