Gjykata Kushtetuese nuk do të veprojë në muajin tetor mbi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se një pikë e tillë nuk është paraparë për seancat e muajit që pason, derisa shtojnë se e pasigurt mbetet edhe çështja për veprim mbi propozimin edhe gjatë muajit nëntor.

Mundësia që në seancë të gjendet propozimi se si duhet vepruar, tashmë i dhënë nga një gjykatës dhe një këshilltarë është fillimi i muajit dhjetor, përkatësisht më 11 dhjetor.

Por një propozim i tillë nuk e bën fakt të kryer veprimin e gjykatësve në kushtetuese, pasi diskutimi për vlerësimin e propozimit duhet të hapet para gjykatësve dhe të shqyrtohet ku në fund, pas krejt diskutimit duhet vendoset për nenet e mundshme kontestuese dhe rekomandimet që jep Gjykata Kushtetuese.

Referati përmban kohën e dorëzimit të iniciativës, llojin e kërkesës dhe se nga kush është dorëzuesi, cilat përgatitje janë kryer, cilat janë çështjet kontestuese juridike dhe faktike që janë paraqitur gjatë punimit të lëndës, shpalosjen e praktikës, mendimit dhe propozimit gjyqësor për mënyrën e zgjidhjes së kërkesës së dorëzuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Iniciativa që vjen nga disa parti politike, sektori civil dhe profesorë universitar thirret në rekomandimet e Komisionit te Venecias mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky trup juridik-këshillues kishte adresuar vërejtjet e tyre sa i përket zbatimit të gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore dhe kishte rekomanduar të ndërmerren masa që të sigurohet zbatim efikas i kërkesave gjuhësore në bazë të përcaktimeve të ligjit të mëparshëm, ligji i vitit 2008.

Komisioni gjithashtu rekomandonte revidimin e nenit 3 të ligjit, që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në komunikim brenda institucioneve, por edhe në sfera tjera deri në përcaktimin e qartë të tij. Raporti po ashtu rekomandon anulimin e gjobave për moszbatimin e ligjit deri në qartësimin e plotë të tij./Alsat/

The post Gjykata Kushtetuese e RMV-së nuk mori vendim për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, seanca është shtyrë për në dhjetor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";