Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbetet me pesë gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjyqtarit kushtetues Jovan Josifovski sot i ka përfunduar mandati nëntëvjeçar, kështu që Gjykata Kushtetuese tashmë ka mbetur të funksionojë me pesë gjykatës, nga gjithsej nëntë të paraparë me Kushtetutë.

Josifovski u zgjodh gjykatës i Gjykatës Kushtetuese më 24 dhjetor 2012, ndërsa punësimi i tij filloi më 14 janar 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjyqtari Josifovski kontribuoi me pjesëmarrjen e tij aktive në punën e gjykatës dhe në nëntë vitet e fundit i janë dhënë 228 lëndë”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese tash e gjysmë viti funksionon me tre gjyqtarë më pak, ndërsa tani me largimin e Josifovskit do të duhet të vendosë me katër gjyqtarë më pak.

Advertisement

Kjo do të thotë se gjykata do të mund të vazhdojë të mbajë seanca, pasi do të plotësohet minimumi prej pesë gjyqtarëve, por nuk do të mund të vendosë për çështjet që kërkojnë shumicë prej dy të tretave.

Zgjedhja e tre gjyqtarëve ka ngecur pasi është bllokuar puna e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, pasi Lëvizja Besa u largua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, në një prononcim për Fokus ka thënë se është jashtëzakonisht joserioze të lihet gjykata të punojë më pak gjyqtarë për një kohë kaq të gjatë./Telegrafi/

The post Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbetet me pesë gjykatës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy