Gjykata Kushtetuese njofton se pas iniciativave të paraqitura janë ngritur dy raste, në të cilat kontestohet Ligji për Tatimin e Solidaritetit në tërësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo, siç thonë nga Gjykata, do të thotë se Gjykata Kushtetuese sapo ka nisur procedurën dhe do të shqyrtojë pretendimet në të dyja nismat.

Iniciativat janë dorëzuar nga “Finmak DOO” Shkup përmes shoqatës së avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshovska dhe nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes avokatit Igor Spirovski.

“Në pyetjen nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë një masë të përkohshme për ndalimin e zbatimit të ligjit, ju njoftojmë se sipas Rregullores së Punës në këtë fazë të procedurës, Gjykata Kushtetuese nuk vendos veçmas vetëm për të përkohshmen masë, por kur shqyrton dhe vendos për propozimin kryesor në lidhje me çështjen”, theksojnë nga Gjykata./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë formon lëndë për ligjin për tatimin e solidaritetit appeared first on Telegrafi.