Gjykata Kushtetuese: Anëtarët e këshillave komunal deklaratat t’i japin në emrin kushtetues të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Pushtetit Lokal informon se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën dhe ka konfirmuar se deklarata solemne në seancat konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit.

“Me hedhjen poshtë të nismës, Gjykata Kushtetuese e konfirmoi mendimi e Ministrisë së Pushtetit Lokal të dërguar deri te komunat se deklaratat solemne të seancës konstitutive, anëtarët e këshillave të komunave i japin dhe i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit. Me këtë edhe formalisht konfirmohet se refuzimi i disa anëtarëve të këshillave komunale deklaratat solemne t’i japin dhe t’i nënshkruajnë me emrin kushtetues të shtetit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të ligjit për pushtet”, thonë nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut me aktvendim e hodhi poshtë iniciativën për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për vetëqeverisje lokale që i referohen emrit të shtetit, me të cilat zyrtarisht konfirmohet se përkundër Ligjit për vetëqeverisje lokale “Republika e Maqedonisë” nënkupton vetëqeverisje, sepse Ligji është miratuar në vitin 2002, në përputhje me nenin 2 paragrafi 1 të Ligjit kushtetues për zbatimin e ndryshimeve të Kushtetutës, me rastin e zbatimit të rregulloreve dhe akteve të tjera të organeve shtetërore përdoret emri kushtetues i shtetit.

Iniciativa është dorëzuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pjesëve të Ligjit për vetëqeverisje lokale ku figurojnë fjalët “Republika e Maqedonisë”, informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Advertisement

The post Gjykata Kushtetuese: Anëtarët e këshillave komunal deklaratat t’i japin në emrin kushtetues të shtetit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy