Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të Ljube Boshkoskit për rastin “Fushata”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të kryetarit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” Ljube Boshkoski në rastin “Fushata”. Sipas aktvendimit, vendimi bazohet në fakte të padrejtësisë në proces gjyqësor dhe përjashtim të pajustifikuar të publikut nga i gjithë procesi si dhe shkelje e Ligjit për dëgjimin e një dëshmitari të mbrojtur, deklarojnë nga kjo parti.

Sipas partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, gjykata urdhëroi që shteti të paguan Ljube Boshkoskin dënim në para, si dhe të paguante kamatat e paracaktuar brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

“Për mua personalisht, kjo është një fitore e madhe dhe një paralajmërim – asnjë qeveri tjetër në të ardhmen, veçanërisht ekzekutivi, nuk do të mund aq brutal si në regjimin e Nikolla Gruevski të ndërhyrë në gjyqësor”, tha kryetari Ljube Boshkoski.

Ai tha se të gjitha fondet që do t’i marr si kompensim për burgimin e padrejtë në Idrizovë do t’i dhurojë për qëllime që lidhen me drejtësinë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të Ljube Boshkoskit për rastin “Fushata” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy