Sot dhe nesër do të zhvillohet seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës.
Pasi të dënuarit kishin paraqitur ankesë për dënimet e tyre, Gjykata më e Lartë në shtet, sot do të diskutoj për këtë çështje, përmes një seance publike ku do të mund të marrin pjesë edhe mediumet.
Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, me burgim të përjetshëm ishin dënuar Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej kishte shqiptuar 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës.
The post Gjykata e Lartë sot do të mbajë seancë për aktgjykimin për “Lagjen e Trimave” appeared first on Telegrafi.
Advertisement