Gjykata e Lartë refuzon ankesën e Lidija Nedellkovës, për shkarkimin e saj nga kryerja funksionit gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli për vendosje të padive pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e refuzoi si të pabazë padinë e Lidija Nedellkovës dhe e vërtetoi vendimin e 1 marsit të këtij viti për shkarkimin e saj nga kryerja e funksionit gjyqësor.

“Këshilli për vendosje të ankesave pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka diskutuar me rastin e ankesës së Lidija Nedellkovës, gjykatëse në Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 10-10/20 nga data 01.03.2021, për shkarkimin e saj nga kryerja e funksionit gjyqësor. Në seancën e njëjtë, Këshilli për vendosje të ankesave solli vendim me të cilën ankesën e kërkuesit e refuzoi si të pabazë dhe e vërtetoi vendimin e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.10/10/20 nga data 01.03.2021”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Gjykatës Supreme.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, pas përfundimit të seancës në të cilën njëzëri ishte sjellur vendimi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse është shkarkuar gjykatësja lidija Nedellkova, tha se arsyet janë “kryerje jo në kohë, joadekuate, e pakujdeshme ndaj obligimeve të saj të punës dhe shkelje të Rregullores së punës, gjegjësisht Kodeksi për etikë gjyqësore”.

Kërkesa për shkarkim të gjykatëses supreme Lidija Nedellkova ishte dorëzuar nga ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski për vendosje të procedurës për vërtetim të përgjegjësisë së Nedellkovës si gjykatëse.

Advertisement

The post Gjykata e Lartë refuzon ankesën e Lidija Nedellkovës, për shkarkimin e saj nga kryerja funksionit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy