Edhe pse ka ofruar 4.4 milionë euro pronë dhe 400 mijë euro, Orce Kamçev i cili akuzohet në rastin “Parcelat në Vodno” do të mbesë në burg në Shutkë. Para dy ditësh, Gjykata e Apelit sërish ka refuzuar ankesën e Kamçevit edhe pse Prokuroria e Lartë ka pranuar ndryshim të paraburgimit me burgim shtëpiak.

Këshilli në Gjykatën e Apelit i cili ka refuzuar kërkesën e Kamçevit e udhëheq gjyqtarja Tanja Mileva.

Sipas gjykatësve, vlera e pronës nuk është e mjaftueshme për garanci se Kamçev nuk do të arratiset, ndërsa kërkesën e ka vlerësuar si të pabazë.

Kamçev ka ofruar 6 prona të paluajtshme prej të cilave njëra është edhe shtëpia në Bardovci nga ku u bënë incizimet me çan Louis Vuitton në rastin me Katica Janevënm ndërsa të tjerat janë fabrika “Kara” në Dellçevë dhe katër parcela në Shkup dhe Mavrovë si dhe një fabrikë në Dellçevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykimi për këtë rast pritet të vazhdohet më 16 korrik, ndërsa krahas Kamçevit, të akuzuar janë edhe nëna e tij, Ratka Kamçeva, Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Risto Novaçevski.

Më herët Kamçev ofronte 1.7 milionë euro për dalje nga paraburgimi, por apeli edhe atëherë refuzoi kërkesën e tij./Telegrafi/

The post Gjykata e Apelit sërish refuzon Kamçevin i cili ka ofruar 5 milionë garanci appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";