“Gjykata e Apelit Shkup vepron në përputhje me ligjin dhe Rregulloren e Gjykatës, ku në mënyrë të qartë është rregulluar mënyra e regjistrimit, dorëzimit dhe trajtimit të lëndëve gjyqësore”.

Kështu kumtuan sot në mëngjes nga Gjykata e Apelit pas akuzave për trajtim të shpejtë të lëndës pas ankesës të një grupi të depozituesve të bankës Eurostandard.

Nga Gjykata e Apelit thonë se në rastin konkret këshilli i kësaj gjykate gjatë marrjes së vendimit për lëndën, e cila është me karakter urgjent, ka vepruar sipas nenit 182 paragrafi 5 të rregullores së Gjykatës, ku është paraparë mënyra e marrjes së kësaj lënde në punë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata e Apelit në Shkup: Për të dëmtuarit e “Eurostandard” bankës është vepruar sipas ligjit appeared first on Telegrafi.