Gjykata e Apelit ndryshoi një pjesë të dënimeve të të akuzuarve në lëndën “Titanik”, ndërsa i konfirmoi një pjesë të dënimeve.

Mile Janakieskit ia uli dënimin për 9 muaj dhe tani duhet të vuaj 3,6 vjet burg. Gordana Jankulloskës i shqiptoi dënim me kusht në vend të 2.5 vjetëve dënim me burg.

Përndryshe në shkurt të vitit të kaluar sipas vendimit gjyqësor, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski u dënuan me gjithsej 7 vjet burg. Janakievski u dënua me 4.5 vjet burg, ndërsa Jankullovska me 2.5 vjet burg.

I akuzuari Martin Protugjer u dënua me dënim me kusht me 2 vjet burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse 5 vjetët e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Gjithashtu me dënim me kusht u dënuan edhe ish zv.ministra e drejtësisë Biljana Brishkovska Boshkovski dhe të akuzuarit Kiril Todorovski dhe Katerina Vellovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I akuzuari Munir Pepiq u dënua me 1 vjet burg, ndërsa Kosta Mitrovski me 3 vite burg.

 

The post Gjykata e Apelit ndryshoi një pjesë të dënimeve për rastin “Titanik”, Jankulloska dënohet me kusht appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";