Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën, Mijallkov mbetet në paraburgim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi, pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Shënjestra-Fortesa”.

Nga Gjykata e Apelit thonë se vendimi i tyre i plotë do të publikohet në web-faqen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov më 26 shkurt të këtij viti u dënua me burg prej gjithsej 12 vjetëve për rastin “Shënjestra-Fortesa” për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm.

Gjykata vendosi që ta pranojë propozimin e prokurores Lençe Ristovska e cila kërkoi paraburgim efektiv në vend të masës për arrest shtëpiak për Mijallkovin, deri në hyrjen e plotë në fuqi të gjykimit./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjykata e Apelit ia refuzon ankesën, Mijallkov mbetet në paraburgim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy