Gjykata e Apelit ia pranon ankesën Ejup Alimit, kthehet lënda në shkallë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale e Shkupit duke vepruar në lëndën penale “Titanik 3” pranoi ankesat e të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi dhe anuloi vendimi e shkallës së parë.

“Pas mbajtjes së seancës më datë 12.04.2021, u morr vendim ku pranohen ankesat e të akuzuarve I.G dhe E.A nga Shkupi, të deklaruara përmes avokatëve të tyre. U anulua gjykimi i shkallës së parë dhe ktheu lëndën para Gjykatës Penale sërish për gjykim”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Ndryshe, Ismet Guri dhe Ejup Alimit më 31 mars u dënuan me nga tre vite e gjysmë burg për rastin “Titanik 3”, për shkak të shkatërrimit të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale në Çair.

Gjyqtarja Marija Kletniçka gjatë shpalljes së gjykimit tha se i akuzuari Guri është fajtor për shkak se gjatë zgjedhjeve lokale në Komunën e Çairit, në vitin 2013, bashkërisht me dëshmitarët Blerim Muhaxherin dhe Qani Toçin kanë kurdisur procesverbalet e votimit. I akuzuari tjetër, Ejup Alimi, sipas gjykatës, ishte fajtor që ka ndërmarrë veprime për shkatërrim të materialit zgjedhor./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjykata e Apelit ia pranon ankesën Ejup Alimit, kthehet lënda në shkallë të parë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy