Gjykata Themelore në Gostivar sot caktoi 30 ditë paraburgim për Zoran Mileski-Kiçec për aksidentin automobilistik pranë vendit Strazhë.
Sipas Prokurorisë Publike, Kiçec shkaktoi aksidentin duke kapërcyer një vijë të plotë.
Para pak çastesh Prokuroria Themelore Publike në Gostivar lëshoi një Urdhër për kryerjen e një hetimi kundër tij për vepër penale – Veprime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal./Telegrafi/
The post Gjykata cakton paraburgim për Zoran Mileski appeared first on Telegrafi.
Advertisement