Gjykata Administrative refuzon tre nga paditë e Frontit Evropian, do të vendos edhe për tjerat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Administrative sonte (e premte) deri në mesnatë ka afat për të vendosur për paditë e Frontit Europian në lidhje me vendimet e KSHZ-së. Gjykata në orët e pasdites ka njoftuar që ka refuzuar edhe dy padi tjera të Frontit Europian, duke marrë parasysh se sot refuzoi edhe një padi tjetër si të pabazë.

Në orët e pasdites u vendos që padia e Frontit Europian ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 1202 në Krushevë të refuzohet si e pabazë. Me këtë, nëse ky vendvotim ndikon në rezultatin zgjedhor, ky vendvotim pritet të shkojë në rivotim së bashku me vendvotimin 1194 në Krushevë.

Gjykata në seancën e sotme ka vendosur që edhe padia e Frontit Europian ndaj vendimit të KSHZ-së për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 1470 në Dollnen, të llogaritet i pabazë. Si në dy vendvotimet në Krushevë, edhe në vendvotimin 1470 në Dollnen, pritet të ketë rivotim më 22 maj.

Koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative edhe për katër vendvotimet tjera, ku KSHZ-ja ka konstatuar parregullsi. Paditë janë dërguar edhe për vendvotimin 1470/1 në Dollnen, 1272 më Ohër, 1844 në Strugë dhe 2101 në Zhelinë. Përveç Zhelinës që është në njësinë 6, të gjitha vendvotimet tjera bëjnë pjesë në njësinë 5.

Advertisement

The post Gjykata Administrative refuzon tre nga paditë e Frontit Evropian, do të vendos edhe për tjerat appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy