Gjykata Administrative sot në seancë publike do të shqyrtojë aktpaditë e koalicionit ASH-A, si dhe një aktpadi të dorëzuar nga Integra.
Aktpaditë, siç njoftoi më herët kryetari i Gjykatës Administrative Burim Sejdini, janë ndarë në disa këshilla gjyqësorë të ndara me short.
Pas vendimit të KSHZ-së për hedhjen poshtë të ankesave të dorëzuara nga partitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare aktpadi deri tek Gjykata Administrative kanë njoftuar edhe nga “Levica” dhe OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post Gjykata Administrative në seancë publike do të shqyrtojë aktpaditë e ASH-A dhe Integrës appeared first on Telegrafi.
Advertisement