Gjykata Administrative e hodhi poshtë si të pabazuar padinë e Koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për pranimin e ankesës së Koalicionit “Maqedonia juaj” për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës për zgjedhjet kuvendare.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në atë vendvotim ndikon në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja duhet të bëjë përsëritjen e votimit 14 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, pra më 22 maj.
Ky vendvotim 1194 është në fshatin Buçin, ku OBRM-PDUKM ka marrë 268 vota, ndërsa LSDM 84 vota. E Majta mori një votë dhe ZNAM mori pesë.
Më herët gjatë seancës, përfaqësuesi i palës paditëse, “Frontit Europian”, Ejup Rustemi, theksoi se vendimi i KSHZ-së është i paqartë.
“Sasia e përmbledhur e fletëvotimeve të përdorura është e paqartë se si KSHZ ka arritur në shumën prej 377 votuesish, pa marrë parasysh numrin prej 359 votues të nënshkruar në listën zgjedhore. Në pjesën e procesverbalit për UV nuk duhet të shtohet numri prej 17 personave të sëmurë dhe të dobësuar, sepse tashmë janë përfshirë në të dhënat statistikore dhe fitohet një numër i dyfishtë”, tha Rustemi.
The post Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e “Frontit Evropian” për vendvotimin në Krushevë appeared first on Telegrafi.