Deri të premten në mesnatë, Gjykata Administrative ka afat të vendos nëse do ta pranoj vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në 7 vendvotime. Për dy ulëse deputetësh shpresojnë katër kandidatë, në rast se rivotimi do të bëhet në Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë.

Në Gjykatën Administrative deri në orën 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Ankesë kundër vendimit të KSHZ-së ka dërguar edhe BDI-ja për të gjitha shtatë vendvotimet, ku u anulua votimi.

Të premten, më 17 maj, kur skadon afati për marrjen e vendimit për ankesat e paraqitura në Gjykatën Administrative, do të bëhet e ditur nëse ka bazë për rivotim në shtatë qendra votimi, gjashtë prej të cilave janë në njësinë zgjedhore 5 dhe një vendvotim në njësinë zgjedhore 6.

Sipas rregullave zgjedhore, nëse rivotohet në ato vende ku janë regjistruar rreth një mijë zgjedhës, kjo mund të ndikojë në koeficientin e zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i presë vendimet e Gjykatës Administrative, duhet të filloj përgatitjet për rivotimin që duhet të mbahet të mërkurën më 22 maj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykata Administrative deri nesër në mesnatë ka afat të vendos nëse do ta pranoj vendimin e KSHZ-së për rivotim në 7 vendvotime appeared first on Telegrafi.