Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për “TV21” në Forumin e Prespës, theksoi se Bashkimi Evropian duhet të fillojë procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë.
“Unë absolutisht mendoj se udhëheqja e zgjuar në Shkup dhe unë besoj se lidershipi i ri pas konstituimit në Sofje përmes procesit do të vijë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që tani kanë forcuar keqkuptimet, por mendoj se pa pritur për këtë, Bashkimi Evropian duhet të filloni procesin e negociatave pa vonesë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Gjukanoviq.
Gjukanoviq gjithashtu tha se rruga më e mirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian.
Gjukanoviq mes tjerash u bëri thirrje partnerëve evropian që t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
The post Gjukanoviq: BE duhet të fillojë pa vonesë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.