Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Kujtojmë se Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror në vitin 2018 u votua me 69 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur.

Në votim për votuan të gjithë deputetët shqiptarë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita e atëhershme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Gjuha shqipe në uniformat e Policisë së Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";