Gjorgjievski: Do të ndahet ndihmë financiare për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, informoi se në seancën e këshillit është marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Siç theksoi ai, së shpejti do të shpallet një thirrje publike për regjistrimin e viktimave dhe është e garantuar diskrecioni i plotë i tyre.

Komuna e Kisella Vodës do të ofrojë ndihmë financiare për viktimat e dhunës në familje dhe me bazë gjinore. Lufta për parandalimin e të gjitha llojeve të dhunës është pjesë e strategjisë sonë që ne e zbatojmë në vazhdimësi. Kjo masë e re, për të cilën së shpejti do të shpallet thirrje publike, do t’u garantojë diskrecion të plotë viktimave të cilat do të raportojnë dhe do të dorëzojnë vërtetim se janë të regjistruar si viktima të dhunës në familje, tha Gjorgjievski.

Paraprakisht në vendbanimin Crniçe, së bashku me organizatën qytetare “Crick”, është hapur zyra për këshillim psikologjik për viktimat e bullizmit, dhunës në familje apo çfarëdo lloj dhune.

Advertisement

The post Gjorgjievski: Do të ndahet ndihmë financiare për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy