Profesori Dragi Gjorgiev i cili është bashkë-kryetar nga pala e Maqedonisë së Veriut në Komisionin e përbashkët me Bullgarinë, tha se puna e këtij komisioni nuk është vërtetimin i identitetit të Goce Dellçevit, por arritja e marrëveshjes në të cilën ai do të ndjehet bashkë.

Profesori pret që komisioni të fillojë me punë dhe se pritet që në fund të shtatorit të ketë takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dokumentim i arkivuar për Goce Dellçevin ka. Ka dokumente në të cilat ai është deklaruar bullgar. Por, ekzistojnë edhe dokumente në të cilat Goce Dellçev flet për maqedonasit, maqedonaset, për shtetin e Maqedonisë. Ky kontest do të zgjidhet vetëm nëse lëshohen qëndrimet e forta. Duhet ta ndjejmë bashkërisht dhe të merren parasysh dy percepcionet”, tha Gjorgiev.

Gjorgiev sqaroi se puna e komisionit u ndaluar për shkak të tensioneve që janë shfaqur pas deklaratave të miratuara nga Parlamenti bullgari, në të cilat mohohet gjuha maqedonase. Gjorgiev potencoi se çështja e gjuhës maqedonase nuk duhet të hapet dhe se kjo nuk duhet të jetë temë diskutimi në komision./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai pret

The post Gjorgiev: Ka dokumente në të cilat vërtetohet deklarimi i Goce Dellçevit për bullgar appeared first on Telegrafi.