Gjorçevski: Nuk kam lidhje me rastin e vrasjes së Vanjes dhe Pançes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën për vrasjen e dyfishtë të Pançe Zhezhoskit dhe Vanja Gjorçevskas, dëshmoi Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjas. Ai para gjykatës u shpreh se nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë rast dhe siç u shpreh, ai as nuk i njeh, as nuk mund t’i shoh të akuzuarit e vrasjes së vajzës së tij.

“Psikikisht nuk jam i sigurt sa jam i përgatitur për ta dhënë dëshminë, por ndjej obligim dhe dua ta jam këtë dëshmi, parase gjithash për Vanjan dhe për shkak se gjatë gjithë procesit gjyqësor edhe këtu në gjykatë, janë thënë shumë të pavërteta për të dhe dua ti them se babi është ai personi i njejtë të cilin e ka parë fundjavën para 4 dhjetorit dhe që atëherë përfaqësoj një dritë krejtësisht tjetër, nga ajo që jam”, tha Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjas

Ai thotë se mendon që ka dhënë shumë kontribut gjatë hetimeve dhe shtoi se këta të akuzuar në rast se nuk do të kapeshin, nuk do të ndalonin veprimeve të ngjajshme të planifikuara.

“Përsëri dhe përsëri, në çdo seancë dëgjoj se çfarë i kanë bërë fëmijës tim. Kush e ka pasur për detyrë që ta grabis dhe ta lidh, e kanë vendosur nëpër bagazhe, se i kanë vendosur thes, i kanë bërë torturë psiqike, se si po përpiqeshin të mbulojnë provat, se si fillimisht e kanë vrarë Pançen dhe po të kishin pasur sukses këtë herë, kush e din se sa vrasje dhe kidnapime do të bënin”, tha Gjorçevski.

Advertisement

 

The post Gjorçevski: Nuk kam lidhje me rastin e vrasjes së Vanjes dhe Pançes appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy