Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 91 shoferë, prej të cilëve 7 janë për tejkalim shpejtësie, 19 për vozitje pa leje dhe 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar 9 masa për mosregjistrim të automjeteve, 26 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 2 për kalim në të kuqe dhe 4 për motoçiklistët.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Gjobiten 91 shoferë në Shkup, 19 prej tyre për vozitje pa leje appeared first on Telegrafi.