Gjobiten 73 shoferë në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Gjatë këtij kontrolli, siç njofton MPB-ja janë sanksionuar 73 shoferë prej të cilëve katër kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.

The post Gjobiten 73 shoferë në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy