Ministria për Punë të Brendshme dje (12.05.2024) ka kryer kontroll të shtuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 553 drejtues mjetesh.

“38 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 251 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 327 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 553 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.