Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur gjithsej 486 shoferë për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e Maqedonisë.
Prej tyre, 73 shoferë janë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, 12 me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar.
Sipas MPB-së, 244 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 242 të tjerë jashtë vendbanimit ose autostrada.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Advertisement
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Gjobiten 486 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni appeared first on Telegrafi.