Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për dënim të automjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë.
Gjatë këtij aksioni janë dënuar 302 shoferë, ndërsa prej tyre 33 automjete janë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa pesë automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, sqarojnë nga policia.
Gjithsej 119 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 183 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Gjobiten 302 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni appeared first on Telegrafi.