Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 253 gjoba, dhe atë: 45 për tejkalim të shpejtësisë, 45 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për vozitësit fillestar, 14 për makina të parregullta dhe të paregjistruara. Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 49 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për këmbësorët, gjithashtu 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për kalim në të kuqe në semaforë. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në dittë në vijim, andaj edhe apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.
The post Gjobiten 253 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.