Gjobiten 241 shoferë në Shkup, 82 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 241 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e dy sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tridhjetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të auomjetit, katërmbëdhjetë sanksione për automjete të paregjistruara, dhjetë masa për shoferët fillestarë.

MPB informon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

The post Gjobiten 241 shoferë në Shkup, 82 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy