Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar 236 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se gjobave të shqiptuara 35 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar gjithashtu edhe 15 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 41 gjoba për këmbësorët, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 31 për mosvënie të rripit të sigurisë dhe 45 për parkim të parregullt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 236 vozitës në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.