Ministria e Brendshme, me një radar të pajisur posaçërisht për regjistrim gjatë natës, zhvilloi kontrolle të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndaluar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të lartë se sa është e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 200 shoferë.

Nga këto, siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, në periudhën prej 21:00 (28.07.2021) deri 01:00 (29.07.2021), 31 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thonë nga Ministria e Brendshme dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/

The post Gjobiten 200 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";