Gjobiten 197 shoferë në Shkup, 42 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Vetëm në Shkup janë shqiptuar gjithsej 197 masa, prej të cilave 42 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 24 për kundërvajtje për motoçiklistët dhe 14 për vozitje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe shtatë dënime për mosregjistrim të automjeteve, pesë për mospërdorim të rripit të sigurisë, pesë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, një për errësim të xhamave, katër për kalim në të kuqe dhe 58 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post Gjobiten 197 shoferë në Shkup, 42 prej tyre për tejkalim shpejtësie appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy