Në territorin e qytetit të Shkupit, gjatë kontrolleve të intensifikuara në trafik u shqiptuan gjithsej 192 masa, përfshirë 31 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për ngasje pa patentë shofer, 12 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, njoftojnë nga MPB.
“Janë shqiptuar dhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular, 13 shkelje të kryera nga drejtuesit e motorëve, tre për automjete të paregjistruara, 65 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./Telegrafi/
The post Gjobiten 192 shoferë në Shkup, 31 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement