Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 186 shkelje.
Prej tyre 68 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mos vënien e rrypit të sigurisë.
Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, tre për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Janë gjobitur edhe 2 vozitës që kanë kaluar në të kuqe në semafor si dhe 43 të tjerë për parkim të parregullt.
The post Gjobiten 186 shoferë në Shkup, 68 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement