Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, përfshirë 76 sanksione për ngasje më të shpejt se kufiri i lejuar, gjashtë për ngasje pa patentë shoferi, dhjetë shkelje të kryera nga motoçiklistët. Janë shqiptuar tre sanksione për përdorimin e telefonit celular, 27 sanksione për parkim të paligjshëm dhe tre sanksione për kalimin në drite të kuqe, njoftojnë nga Ministria e Punëve Brendshme.

Nga MPB-ja theksojnë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuar aksionale të trafikut.

“U bëjmë apelo qytetarëve, që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtuan nga MPB-ja.

The post Gjobiten 160 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";