Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 154 gjoba, prej të cilave: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 51 për parkim të parregullt.

The post Gjobiten 154 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";