Ministria e Brendshme dje (13.06.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, përfshirë 46 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje pa patentë shoferi, tre për ngasje nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar 5 gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 32 shkelje të kryera nga drejtuesit e motorëve, tre për automjete të paregjistruara, 14 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 154 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.