Ministria e Brendshme dje (24 janar) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut, njoftojnë nga MPB.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, përfshirë 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 18 masa për përdorimin e telefonit celular, katër për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar pesë masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 16 gjoba për mosrespektim të kufirit të shpejtësisë dhe 15 masa për automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 137 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.