MPB njofton se dje ka në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 132 masa në trafik.

“Ministria e Brendshme dje (17.03.2022) ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për automjete të paregjistruara.

Pesë masa janë dhënë për përdorimin e celularit, gjashtë gjoba për shofer fillestar, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 38 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në trafik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjobiten 132 shoferë në Shkup, 45 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.