Policia dje ka gjobitur 121 shoferë në territorin e Shkupit për mosrespektimin e rregullave në komunikacion.

“Ministria e Brendshme dje (29 janar) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa, nga të cilat 11 për ngasje pa patentë shofer, 13 masa për mosrespektim të shpejtësisë, 13 për përdorim të telefonit celular, 4 për mos përdorim të rrypit të sigurisë dhe 53 masa për parkim të paligjshëm.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion./Telegrafi.

The post Gjobiten 121 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";